Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fabregas përshëndetet me tifozët në “Stamford Bridge”

Foto: Reuters

Cesc Fanregas ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e Chelseat.

Mesfushori spanjoll, është përshëndetur me tifozët e Chelseat dhe pritet të largohet nga Stamford Bridge, transmeton KTV.

Për Fabregas ndeshja e fundit në fanellën e londinezëve ishte në FA Cup, ku luajti për 85 minuta.

Duke u larguar nga fusha, Fabregas është përshëndetur me bashkëlojtarët, por edhe me tifozët e klubit, ku nuk mundi t’i mbajë lotët

31-vjeçari u transferua në verën e vitit 2014 te Chelsea dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 197 ndeshje duke shënuar edhe 22 gola dhe ka fituar dy trofe të Ligës Premier.

Ai pritet të transferohet te Monaco.