Federata e futbollit anglez nuk do të ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, pas incidentit që ky i fundit pati me lojtarin e Stoke Cityt, Bruno Martins Indi, raporton Sky Sports.
Gjyqtari Andre Marriner nuk e pa incidentin gjatë ndeshjes në Anfield dhe më vonë iu referua një paneli të pavarur prej tre personave, transmeton Koha.net.
Paneli besoi se nuk pati ndonjë veprim të dhunshëm në atë rast, që do të thotë se Salah do të mund të përfshihet në sfidën e së dielës ndaj Chelseat.
Salah attempting to punch Martins Indi vs Stoke. Should be banned pic.twitter.com/ZhlOSH33FS
— Bald Keeper (@hazardfraud) April 28, 2018
Artikuj të ngjashëm