Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni vazhdon me humbje në Premier League

Everton Woolverhampton

Evertoni ka regjistruar një tjetër humbje në Premier Leaguen e Anglisë. Evertoni të hënën pësoi disfatë në shtëpi me rezultatin 2:1 nga Wolverhamptoni. Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Premier Leagues së Anglisë. Për Evertonin ishte humbja e tretë rresht.

Evertoni krijoi i pari epërsinë.

Në minutën e 7-të shënoi Yerry Mina. Por, në minutën e 22-të, Wolvesi barazoi shifrat me golin e shënuar nga Daniel Podence. Golin e fitores ekipi mysafir e shënoi në minutën e 95-të nëpërmjet Rayan Ait Nourit. Evertoni mbetet në vendin e 17-të me 14 pikë, ndërsa një pozitë më poshtë me një pikë më pak gjendet Wolvesi.