Evertoni ka triumfuar 3:2 sot në udhëtim ndaj Fulhamit në xhiron e nëntë të Premier Leagues , duke u ngritur kështu në pozitën e gjashtë në renditje.
Dominic Calvert-Lewin (1’, 29’) dhe Abdoulaye Doucoure kanë shënuar për Evertonin, ndërsa për Fulhamin realizuan Bobby Reid (15’) dhe Ruben Loftus-Cheek (70’). Ivan Cavaleiro në minutën e 68-të humbi penallti për Fulhamin.
Evertoni pas nëntë ndeshjeve i ka 16 pikë, është katër prapa liderit Tottenhamit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFulhami zë vendin e 17-të me 4 pikë.