Evertoni ka kthyer vëmendjen te lojtari i Manchester United, Jesse Lingard dhe shpreson ta marrë gjatë muajit janar, raporton “Football Insider”.
Reprezentuesi anglez, i cili kaloi një periudhë huazimi në West ham United sezonin e kaluar, vazhdon të shohë një lëvizje në dimër, pasi po lufton për të fituar një pozicion titullari në “Old Trafford”.
Futbollisti i fazës së sulmit me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur shtatë ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Artikuj të ngjashëm