Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni konfirmon interesimin për Diego Costan

Ronald Koeman ka paralajmëruar se Evertoni mund të bëjë ofertë për sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Sulmuesi pritet të largohet nga kampioni i Premier Ligës pasi nuk i duhet Antonio Contes. Spanjolli preferon kalimin te Atletico Madridi, por ai është ankuar se Chelsea po kërkon shumë për të.

Evertoni është destinacion i mundshëm i 28-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar realizoi 20 gola në 35 paraqitje për Chelsean.

“Gjithmonë kam thënë se i mirëpresim lojtarët e mirë dhe ai është i tillë”, ka thënë Koeman.

“Jemi në kërkim të një sulmuesi. Nuk është se nuk jam i lumtur me Dominicin- jam i lumtur me të – por është shumë i ri dhe na duhet përvojë në sulm”.

Artikuj të ngjashëm