Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, raportohet se i ka vënë Arsenalit ultimatum se dëshiron që gjithçka të vendoset brenda javës që vjen për të ardhmen e Olivier Giroudit, ose ai do të tërhiqet përfundimisht nga gara për shërbimet e tij.
Evertoni është një nga shumë klube që kanë shprehur interesim për yllin francez, i cili ka thënë haptas se nuk është i lumtur që po qëndron rezervist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “The Mirror”, klubi nga Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte për futbollistin, por nuk do të presin gjatë sepse kanë alternativa tjera nëse dështon transferimi i Giroudit.