Evertoni raportohet se do të kërkojë 50 milionë nga klubet që shprehin interesim për shërbimet e Ross Barkleyt.
Menaxheri Ronald Koeman e ka bërë të qartë se mesfushori do të shitet gjatë verës nëse ai nuk nënshkruan kontratën e ofruar nga klubi.
Holandezi së fundmi ka pohuar se 23-vjeçari ka kohë deri në fund të kësaj jave që të marrë vendim për të ardhmen e tij.
Sipas The Telegraph, Evertoni ka vendosur çmimin prej 50 milionë funteve për shërbimet e tij.
Interesim për të ka shprehur Tottenham Hotspuri.