Evertoni ka marrë fitore të madhe pasi është në luftë për mbetje në Premier League. Të shtunën në ndeshjen e parë të xhiros së 32-të, Evertoni mposhti në “Goodison Park” skuadrën e Manchester Unitedit, 1:0.
Goli i Anthony Gordonit, që u shënua falë edhe një devijimi të lehtë, e vulosi çështjen e fituesit. Gordon gjuajti nga distanca në minutën e 27-të, ndërsa topi u devijua nga qendërmbrojtësi Harry Maguire. Unitedi krijoi shumë pak, ani pse portieri Jordan Pickford ndali tentimet e Marcus Rashfordit e Cristiano Ronaldos.
Unitedi pas 31 ndeshjeve të luajtura ka arkëtuar 51 pikë, kurse Evertoni në vendin e 17-të ka 28 pikë.
Artikuj të ngjashëm