Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Etrit Berisha flet për KTV-në për formën dhe synimet me Spalin

Etrit Berisha ka shfrytëzuar disa ditë pushimi nga klubi i tij Spal, për te ardhur në Kosovë në festat e fundvitit.

Portieri prishtinas po kalon në një formë fantastike te skuadra italiane.

Berisha është i pazëvendësueshëm në portën e Spalit, duke luajtur në të gjitha ndeshjet në Serie A.

Paraqitjet e Berishës janë vlerësuar lart duke qenë pika më e fortë e ekipit italian.

Spali nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë por Berisha, beson se fitorja e fundit në ligë, do të jetë motivim shtesë për të ardhur te rezultatet pozitive.

Në një intervistë për Sportin Total në KTV, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur edhe për ecurinë e “kuqezinjve”, në eliminatoret e Evropianit dhe ardhjen e trajnerit Edi Reja.

Edhe Berisha edicionin tjetër në Serie A, me apo pa SPAL-in Sport Berisha edicionin tjetër në Serie A, me apo pa SPAL-in

Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, ka folur edhe për mundësitë e “Dardanëve” për t’u kualifikuar në kampionatin Evropian, përmes Ligës së Kombeve.

30-vjeçari këtë sezon me Spalin ka zhvilluar 17 ndeshje, duke qenë lojtari me më së shumti minuta në fushë, te skuadra e tij, me gjithsej 1530 minuta.