Valon Ethemi i është bashkuar përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Malaga dhe do të jetë i gatshëm për lojë në tri ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve për përfaqësuesen maqedonase.
Ethemi, që asistoi në fitoren 2:1 të Istanbulsporit ndaj Bandirmasporit, duke siguruar Superligën e Turqisë të enjten mbrëma, iu bashkua skuadrës në Malaga.
Pas barazimit 1:1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë, takimin e dytë Maqedonia e Veriut e luan kundër Gjibraltarit në udhëtim të dielën.
Artikuj të ngjashëm