Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski shpreson në fitore ndaj Maltës

Ezgjan Alioski shpreson që kualifikimet e Evropianit 2024, Maqedonia e Veriut t’i nisë me fitore.

Maqedonia e Veriut është në Grupin C kualifikues të Evropianit, bashkë me Italinë, Anglinë, Ukrainën dhe Maltën.

Maqedonia e Veriut kualifikimet i nis kundër Maltës më 23 mars, në ndeshjen që do të luhet në Shkup nga ora 20:45.

“Jemi të lumtur që pas disa muajsh, jemi mbledhur sërish në përfaqësuese. Do ta nisim ciklin e ri kualifikues dhe natyrisht shpresojmë fitore kundër Maltës dhe të nisim me tri pikë. Është shumë e rëndësishme për ne t’i nisim kualifikimet në mënyrë të suksesshme sepse kemi ndeshje shumë të vështira në grup, me Anglinë, Italinë dhe Ukrainën. Shpresoj të jemi të kompletuar dhe do të japim më të mirën”, ka thënë Alioski.

31-vjeçari është pjesë e Fenerbahçes dhe në 12 ndeshje ka një gol të shënuar e një asistim në Superligën e Turqisë.