Irlanda e Veriut dhe Greqia janë rivalët e Kosovës në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Ndeshjet luhen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm. Kosova vazhdon të jetë në Ligën C, që është niveli i tretë.
Ndërkohë ka mbetur të vendoset nëse në grup me Irlandën e Veriut, Greqinë e Kosovën do të jetë Qipro apo Estonia.
Qipro e Estonia do të luajnë dy ndeshje të plejautit për të përcaktuar se cila prej tyre do të vazhdojë në Ligën C e cila do të bie në Ligën D, që është niveli i fundit.
Qipro në edicionin e kaluar ishte e fundit në grup në Ligën C. E fundit në grup ishte edhe Estonia.
Kështu ato përballen mes vete për të shmangur rënien. Ndeshja e parë luhet në Tallin të Estonisë më 24 mars, ndërsa e kthimit në Larnaca më 29 mars.
Në Ligën C janë katër grupe dhe në Ligën D vetëm dy. Për këtë luhet plejauti për të përcaktuar se kush bie.
-
Qiproja, kundërshtarja e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve
-
Kosova e nis Ligën e Kombeve në udhëtim te Qipro apo Estonia
-
Kosova synon vendin e parë në grupin e vështirë të Ligës së Kombeve
-
Irlanda e Veriut e la Italinë në plejof për Botëror, tani luan me Kosovën
-
Greqia prej kundërshtareve më të shpeshta të Kosovës