Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erza e vogël po dëshmohet e madhe me rezultate

Për shumicën e sportistëve të moshës 15-vjeçare, vetëm pjesëmarrja nëpër gara ndërkombëtare është sukses.

Por pjesëmarrja nuk është më sukses edhe për xhudisten Erza Muminoviq, shkruan Koha Ditore.

Ndonëse vetëm 15-vjeçare, Muminoviq ka nisur me suksese në skenën ndërkombëtare. Madje sukseset e saj janë gjithnjë e më të mëdha.

Vajza e re nga Peja fundjavën e kaluar zuri vendin e tretë në Kupën Evropiane për kadetë, që u mbajt në Zagreb.

Garoi në kategorinë deri 44 kilogramë dhe në shtëpi u kthye me medalje të bronztë. Nuk është medalja e parë e saj, por është prej më të rëndësishmëve që ka fituar deri më tash...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)