Kapiteni i Kosovës U21 në futboll, Eris Abedini, ka kompletuar transferimin e tij te Granada.
Klubi nga La Liga ka konfirmuar se Abedini ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, transmeton KOHA.
“Granada ka arritur marrëveshje me Luganon për transferimin e Eris Abedinit, i cili i bashkohet klubit deri në qershorin e vitit 2021 me opsionin që të vazhdojë edhe për dy sezone të tjera”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
Deri më tani Abedini ka gjashtë paraqitje për Kosovën U21, ku është edhe kapiten.
22-vjeçari ishte pjesë e Luganos që nga grupmoshat e reja.