Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique zbulon çelësin e suksesit

Trajneri i Barcelonës Luis Enrique, pas ndeshjes historike ndaj PSG-së ka thënë se çelësi i suksesit të sotëm ishte besimi.

Barcelona është bërë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka bërë rikthim pas humbjes 4 me 0 nga ndeshja e parë, transmeton Koha.net. Kurse sonte fitoi 6 me 1 në një ndeshje spektakolare në “Camp Nou”.

“Çelësi ishte besimi. Gjashtë golat e bënë këtë. Askush nuk është ndalur së besuari, përkundër që ata na shënuan, ka qenë spektakolare në aspektin e emocioneve, kënaqem me këtë për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë”, është shprehur Enrique.

Ai më tutje ka thënë se kjo fitore shkon për katalunasit, sidomos për ata që besuan që nga dita e parë.

“Këto gara nuk i falin ndeshjet e dobëta, duhet të mësojmë nga gabimet. Kemi rikthyer këtë dhe nuk do të jetë mirë për ekipet e tjera. Këtë fitore iu dedikojmë të gjithë katalunasve, sidomos atyre që besuan tek ne që nga dita e parë”, është shprehur ai.