Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique vlerëson Kosovën

Foto: Reuters

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka pasur vetëm fjalë të mira për paraqitjen e Kosovës në ndeshjen e luajtur në Prishtinë, dhe që përfundoi me fitoren 2:0 të spanjollëve në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm. Enrique edhe një herë, potencoi se Kosova ka ngjashmëri në lojë me Spanjnë dhe e vlerësoi si një prej ekipeve më të mira në grup.

“Kosova është një ekip shumë i mirë, luajti mirë dhe ishte e vendosur shumë mirë. Kanë filozofinë e njëjtë sikurse Spanja dhe kam pritur personalisht një ndeshje të vështirë. Patjetër, që jam i lumtur me fitoren dhe me lojtarët e rinj që i kemi integruar në ekip. Është një fitore e rëndësishme. Më vjen mirë që Greqia e ndali Suedinë dhe shpresoj që edhe Kosova e Gjeorgjia të bëjnë një gjë të tillë në ndeshjet tjera”, ka thënë Enrique. “Kosova është një ekipet që luan më mirë në grup dhe ka stilin e njëjtë sikurse ne. Përpiqet të krijoj sulmin nga prapa, bën presion dhe ka cilësi në ekip”. Enrique gjithashtu në fillim të intervistës, kërkoi që mos t’i bëjnë pyetje politike. “Ju lutem mos me pyetni për pyetjet politike sepse unë jam vetëm trajner futbolli”, insistoi Enrique.