Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Shqipërisë.
Trajneri spanjoll tha fitorja ndaj “kuqezinjve” ishte shumë e vështirë.
“E prisja një ndeshje të vështirë dhe ishte ashtu siç e prisnim këtë përballje një skuadër që luan shumë mirë dhe di të mbrohet mjaftë mirë. Kemi parë disa ndeshje të Shqipërisë dhe i njohim cilësitë. Kanë lojtarë të mirë siç është Armando Broja në fazën e sulmit. Nuk ishte aspak e thjeshtë për të arritur deri te goli”, deklaroi Enrique.