Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se ekipi i tij është mirëpritur në Kosovë dhe ka thënë se lojtarët kanë ardhur për të luajtur futboll e jo për t’u marrë me çështje politike.
Ai gjithashtu e ka vlerësuar Kosovën si një ekip shumë sulmues dhe ndeshjen e së mërkurës e ka vlerësuar shumë të vështirë.
“Përshëndetje të gjithëve, Pikë së pari dua të them se është atmosferë e mirë, njerëzit janë shumë të mirë, na kanë mirëpritur. Ne nuk kemi probleme këtu, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe nuk merremi me çështje politike”, ka thënë Enrique. “Më pëlqen mënyra se si luan Kosova, është e ngjashme me ne, pasi mundohet të luajë në mënyrë sulmuese me topin në posedim. Dallon prej ekipeve tjera në grup, sepse sulmon dhe mbrohet mirë. Ne duhet të jemi të gatshëm, të përgatitur, sepse kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.
Në fakt, kjo ndeshje e vlefshme për botërorin “Katari 2022” është politizuar nga mediat spanjolle dhe vetë Federata spanjolle, që në asnjë rast nuk ka përmendur Kosovën, por i është referuar si Prishtinë. Kjo pasi Spanja nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Enrique: Kosova, ekip i guximshëm
EdheTrajneri spanjoll ka paralajmëruar ndeshje të vështirë për ekipin e tij.
“Është vështirë të fitosh ndeshjet në këto kualifikime dhe të mërkurën do të jetë njëra prej ndeshjeve më të vështira në grup”, Luis Enrique. “Nuk do të rrezikojmë dhe lojtarët që nuk mund të luajnë, nuk do të paraqiten kundër Kosovës. “Kosova është ekip i guximshëm. Meriton më shumë pikë sesa që ka aktualisht në grup. Do të na vështirësojë shumë gjërat”.
Ndeshjen e parë në Sevilla, Spanja e fitoi 2:1. Besar Halimi kishte shënuar për Kosovën nga rreth 40 metra.
Spanja pret sërish fitore.
“Synimi është ta fitojmë ndeshjen. Ne duhet të mendojmë se si të përmirësohemi dhe të vazhdojmë tutje, mos të mendojmë për plejofin. Laporte ka stërvitur me ekipin normalisht dhe është i gatshëm për lojë”, shtoi Enrique.
Sarabia: Synimi është fitorja
Futbollisti i Spanjës, Pablo Sarabia, ka thënë se synimi është t’i marrin tri pikët.
Edhe
Enrique vlerëson Kosovën
Ai tha se duhet të kenë paraqitje të mirë për të fituar ndaj Kosovës.
“Synimi kryesor është ta fitojmë ndeshjen që t’i marrim tri pikë, por për ta arritur këtë duhet të kemi një paraqitje të mirë. Ndaj Gjeorgjisë e kemi lëvizur topin shumë shpejtë dhe kjo është njëra prej virtyteve të ekipit tonë”, ka thënë ai.