Seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se pëlqen mentalitetin e lojtarëve të Kosovës. Ai ka thënë se pret një ndeshje të vështirë nesër mbrëma. Gjatë konferencës Enrique e ka përmendur Kosovën vetëm në përgjigjen e fundit.
Spanja e pret Kosovën të mërkurën në Sevilla në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022.
“E pres një rival sikurse në ndeshjen e shkuar. Është një ekip tjetër nga Greqia e Gjeorgjia. Është një ekip që rrezikon dhe është guximshëm. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulmues të mirë që e mbanë topin para mbrojtjes dhe përfundimisht prej një kundërshtar të vështirë”, ka thënë Enrique në konferencë për media.
Enrique ka folur edhe për gjendjen në skuadrën e tij.
“Gerard Moreno i është nënshtruar testeve dhe nuk është i lënduar. Por, për të mos rrezikuar do të presim deri në ditën e ndeshjes. Ai ka stërvitur dje pa telashe dhe nëse edhe sot e bën një gjë të tillë, atëherë është logjike që do të jetë në listë. Sergio Ramos është në gjendje të mirë, por vendimin për të do ta marrë nesër”, ka thënë Enrique. “Jordi Alba është shumë vendimtar në fazën ofensive. Jam i kënaqur me të dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë formë. Kam 24 lojtarë në dispozicion dhe mund të luaj secili, ndonëse ende nuk kam një vendim për ekipin. Edhe Pedri ka stërvitur pa probleme. Mirëpo, nuk dua t’i ngarkojë të gjithë lojtarë. Secili lojtar trajtohet veçmas. Ata janë njerëz, që luajnë 90 minuta çdo tri ndeshje dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm me të gjithë”.
Edhe
Enrique mundohet ta shmangë emrin e Kosovës, por pranon se ajo ka cilësi
Seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se nuk është i shqetësuar që Spanja nuk po shënon gola.
“Nuk jam i shqetësuar që nuk po shënojmë shumë gola. Jam i lumtur me sulmuesit që i kam në dispozicion. Ne nuk luajmë vetëm për një lojtar, i cili mund të jetë pikë referimi për ne. Ne kemi profil tjetër të lojtarëve dhe jam i lumtur me këta që i kam”, ka thënë Enrique.