Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enis Bardhi asiston në barazimin ndaj Deportivos

Levante me dy gola në 10 minutat e fundit iu shmang disfatës në terrenin e Deportivo La Coruna, duke e mbyllur takimin me 2-2.

Golat nga Ivi në minutën e 80 dhe 84-të siguruan një pikë për skuadrën e Levantes, në të cilën “fajtor” kryesor ishte Enis Bardhi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, transmeton KP.

Vendasit hapën rezultatin me golat e Adrianit dhe Andones, mirëpo Bardhi ndryshoi ecurinë e takimit, pasi ishte asistues i golit të parë për Levanten, ndërsa skuadra mysafire kishte edhe disa raste për të bërë përmbysje të plotë.