Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ëndrra islandeze po vazhdon

Islanda ishte tregim suksesi në "Euro 2016". Në pjesëmarrjen e parë në kampionat evropian të futbollit, Islanda vlerësohej autsajdere. Por befasoi të gjithë.

Kaloi me sukses fazën grupore dhe më pas në një të tetën e finales eliminoi Anglinë. U ndal në çerekfinale duke pësuar 5:2 nga Franca, por kalimi deri në këtë fazë u vlerësua sukses shumë i madh për islandezët, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dikush mund të ketë menduar se ishte një sukses i rastësishëm i Islandës. Por kampanja aktuale kualifikuese, ajo për botërorin e vitit 2018, është dëshmi që suksesi i Islandës nuk ishte i rastësishëm. Islanda po e kalon momentin e saj më të mirë në futboll. Magjia islandeze, që bëri shumë njerëz për vete në Evropianin në Francë, po vazhdon ende.

Në grupin thuajse më të fortë kualifikues për botëror, me katër përfaqësuese pjesëmarrëse në Evropianin e fundit, Islanda është fare pranë që të sigurojë botërorin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.