Vendi më i vogël që është kualifikuar në Kupën e Botës, nuk mendon që në Botërorin 2018 në Rusi të jetë thjesht vetëm numër. Këtë Islanda e tregoi zhurmshëm edhe në paraqitjen impresive në Evropianin 2016.
Pasi ishte shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës të vitit 2014 në Brazil, ku dështoi vetëm pas dy ndeshjeve të plejofit nga Kroacia, Islanda arriti në Evropianin 2016 ku madje impresionoi me paraqitje, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Barazoi me Portugalinë dhe Hungarinë në grup para se të mposhtte Austrinë për të arritur në 1/8 e finales. Në 1/8 e finales shtangu Anglinë, para se të dështonte në çerekfinale nga nikoqirja e Evropianit, Franca.
Pas viteve të përparimit gradual, por të vazhdueshëm, fitorja 2:1 në 1/8 e finales të Evropianit ndaj Anglisë largoi çdo dyshim se vendi i vogël mund të mbahet fuqishëm në skenën botërore.
Shumica e meritave të suksesit iu dhanë trajnerit suedez Lars Lagerback. Por edhe pasi Lagerback u largua pas Evropianit, përfaqësuesja vazhdoi të luante stilin e njëjtë të futbollit të shpejtë dhe të fortë fizik, që i solli aq shumë sukses.
Në drejtim të ndihmësit të Lagerbackut, Heimir Hallgrimsson, Islanda arriti shtatë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje për të përfunduar në krye të Grupit I para Kroacisë. Kroacisë më pas iu desh të siguronte biletën nëpërmjet barazhit, ku e mposhti Greqinë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)