Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ëndrra e Beneventos po bëhet e hidhur

Rritja e klubit pak të njohur, Benevento në Serie A ishte një nga tregimet më të mira në futbollin italian, por ëndrra e tij është kthyer në një makth pas humbjeve në nëntë ndeshjet e para në elitë.

Disfata e fundit, 3:0 në shtëpi nga Fiorentina të dielën, ka bërë që Benevento të vendosë rekord të padëshiruar, atë për humbjet e njëpasnjëshme në fillim të edicionit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me nëntë humbje rresht, Benevento ka thyer rekordin e Venezias, që në edicionin 1949/50 kishte regjistruar tetë humbje në tetë ndeshjet e para të Serie A.

Ekipi nga regjioni jugor i Campanias ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje, derisa ka pranuar 22 sosh.

Për t'i shtuar edhe më shumë problemet te Benevento, kapiteni Fabio Lucioni ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar në muajin shtator dhe pritet të suspendohet për katër vjet. Lucioni insiston se nuk ka bërë asgjë të gabuar....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.