Fabio Cannavaro është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës së Beneventos që bën gara në Serie B.
Kjo është puna e parë në futbollin italian, për ish-kampionin e botës me Italinë.
Fituesi i Botërorit të vitit 2006 më herët si trajner ka punuar në Superligën e Kinës te Guangzhou Evergrande dhe Tianjin Quanjian.
Gjatë periudhës së kaluar në Kinë, Cannavaro fitoi titullin dhe Kupën e Kinës.