Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ëndrra e basketbollit e tinejxherit gjigant

Kur persona të panjohur i afrohen Robert Bobroczkyit, siç bëjnë shpesh, pyetja e parë që gjithmonë e bëjnë është: “Sa i gjatë je?”. Është një pyetje së cilës së fundi tinejxheri po i përgjigjet pak me humor.

“Jam 180 centimetra”, është përgjigjja e tij. Ai në fakt është plot 51 centimetra më i gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bobroczky ka shuplakën e dorës sa një “iPad” dhe gjithë basketbollistët e NBA-së mund ta shikojnë nga poshtë 17-vjeçarin, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, ai ende është një nxënës i vitit të dytë në shkollë të mesme.

Ai pëlqen filmat horrorë, pëlqen novela fantastiko-shkencore, muzikë të të rinjve dhe pëlqen të luajë NBA 2K. Ai fle kudo dhe kurdo që është e mundur. Ai është mësuar vetë t'i bjerë pianos nga klipet e YouTube. Në orën e gjuhës angleze, atij iu kërkua të bëjë një prezantim për Mbretin Artur dhe Kalorësit e Tavolinës së Rrumbullakët. I kishte hyrë në punë fakti se kishte shikuar filmat e Indiana Jonesit, siç ka thënë 17-vjeçari me humor.

Image

Dhe më pas ai futet në fushën e basketbollit, ku mund të bllokojë një gjuajtje për tri pikë nga vija e gjuajtjeve të lira. Ai nuk ka pse të jetë shumë afër për të vënë në presion lojtarët kundërshtarë. I duhet vetëm të kapë rrethin me dy duar duke qëndruar në këmbë dhe mjafton.

Kjo është jeta e basketbollistit të gjatë 231 centimetra. Nëse Bobroczkyi futet në NBA nesër, atëherë do t'i bashkohet bashkëkombësit Gheorghe Muresan dhe sudanezit Manute Bol, si më të gjatët në histori që kanë luajtur në këtë ligë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)