Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, vlerëson se është me fat që nën urdhrat e tij ka Endrit Krasniqin. E quan lojtar të kompletuar.
"Është punëtor i madh, taktikisht shumë i disiplinuar dhe me teknikë të përsosur. Është lojtar që i shërben shumë grupit", është shprehur Isufi, shkruan Koha Ditore.
Lëvdatat e Isufit për Krasniqin që është bërë lojtar i rëndësishëm për ekipin lider të Superligës, Dritën, nuk ndalen me kaq.
"Ka qenë i rëndësishëm për ekipin qysh kur iu bashkua Dritës, por tash ka filluar të jetë më vendimtar", ka theksuar trajneri gjilanas.
Krasniqi 23-vjeçar që luan në rolin e mesfushorit, Dritës iu bashkua në verën e vitit të kaluar. Largimi nga Prishtina nuk u prit mirë nga futbollisti dhe tifozët e kësaj skuadre, "Plisat"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)