Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Endrick 16-vjeçar shënon golin e parë në futbollin profesionist

Braziliani 16-vjeçar, Endrick, ka shënuar golin e tij të parë në futbollin profesionist për skuadrën Palmeiras të martën mbrëma.

Sulmuesi shënoi gol në fitoren 3:1 ndaj Athleticos. Me këtë fitore, skuadra nga Sao Paulo i afrohet titullit të 11-të në kampionatin brazilian.

Endrick debutoi më herët gjatë këtij muaji në kampionatin brazilian, në fitoren 4:0 kundër Coritibas.

Palmeiras ka 74 pikë në 34 ndeshje të luajtura.

Endrick nënshkroi kontratë me skuadrën braziliane në muajin maj, ndërsa klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro.

Edhe Endrick i pandalshëm, shënon golin e tretë në pesë ditë Futboll Endrick i pandalshëm, shënon golin e tretë në pesë ditë

Ai ka impresionuar me paraqitje edhe legjendat e futbollit të Brazilit si Ronaldo, Rivaldo e Kaka.

FIFA lejon transferimin e Endrickut vetëm kur t’i mbushë 18 vjet.