Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

En-Nesyri: Luajtëm mirë, por na mungoi fati

Marokeni Yussef En-Nesyri realizoi dy gola për Sevillan në Dortmund, por që nuk ishin të mjaftueshëm për të avancuar në çerekfinale të Championsit.

Ndeshja Dortmund – Sevilla përfundoi 2:2, ndërsa skuadra gjermane avancoi falë fitores në ndeshjen e parë në Spanjë (3:2).

“Ne nuk jemi të lumtur me këtë rezultat. Ne kemi luajtur vërtetë mirë. E vërteta është që nuk kemi pasur fare fat. Dortmundi pati një shans dhe realizoi gol. Ne kemi dashur të qëndrojmë në garë. Ne nuk kishim fat por unë jam i lumtur me përpjekjet e ekipit. Ne kemi luftuar deri në minutën e fundit”, ka thënë En-Nesyri për Movistar.