Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emre Can, 6 milionë euro në sezon me Juventusin

Emre Can do t’i bashkohet Juventusit nga Liverpooli para fundit të kësaj jave.

Mesfushorit i skadon kontrata më 30 qershor dhe “Bianconerët” tash e një kohë të gjatë janë duke i kërkuar shërbimet e tij.

Gjatë kësaj jave, është raportuar po ashtu se Can ka qenë në Torino për t’i përfunduar testet mjekësore, kurse “Sky Sport Italia” beson se gjermani do të nënshkruajë me ekipin më të suksesshëm italian para fundit të javës.

Pritet që ai të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me 6 milionë euro për sezon.