Reprezentuesi gjerman me prejardhje turke do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër gjatë verës.
Emre Can te Juventus duket punë e kryer. Lojtari i Liverpoolit që prej kohësh kërkohet nga Zonja e Vjetër dhe ai ka vendosur të veshë fanellën e bardh-e-zinjve.
Gazzetta Dello Sport shkruan se Juventusi është në avantazh ndaj Paris Saint-Germain, kjo pasi gjermani preferon më shumë kampionët e Italisë sesa ata të Francës, transmeton ksp.
Can pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, prej 6 milionë euro në sezon, që është më pak se sa ajo që i ofron PSG.
Artikuj të ngjashëm