Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Can te Juve, pas finales kundër Realit

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, pritet t’i bashkohet Juventusit pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. 

Mesfushorit me origjinë nga Turqia do t’i përfundojë kontrata me “Të Kuqtë” në fund të muajit qershor dhe pastaj do të firmosë me “bardhezinjtë” si lojtar i lirë.

Sipas mediave italiane, mesfushori ka arritur marrëveshje me kampionët e Italisë dhe për 5 sezonet e ardhshëm do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Emre Can luajti për 4 vjet me skuadrën angleze, ku regjistroi 166 paraqitje me fanellën e “të kuqve”.