Skuadra e Empolit ka regjistruar barazimin e parë këtë edicion në Serie A. Të premten mbrëma, Empoli ka luajtur në shtëpi pa gola kundër Udineses, në ndeshjen që i takoi xhiros së tetë të kampionatit italian.
Me këtë barazim, Empoli është ngritur në kuotën e katër pikëve por nuk është larguar nga zona e rrezikshme.
Tek Empoli, titullar ishte mbrojtësi Ardian Ismajli që u zëvendësua në minutën e 75-të. Në portë, Etrit Berisha ishte i pazëvendësueshëm.
Ndërkohë, sulmuesi Stiven Shpendi nuk është aktivizuar fare.
Për dallim prej Empolit, Udinese regjistroi barazimin e pestë dhe mbetet ende pa fitore këtë edicion. Ka pesë pikë, një më shumë se Empoli.