Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emiratet e Bashkuara Arabe frymëzohen me suksesin e Majlindës

Suksesi i xhudistes Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike "Rio 2016" ka shtyrë shtetin e pasur, Emiratet e Bashkuara Arabe, të hapë Akademi për të zhvilluar talentet e rinj në xhudo. Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të mbajtura verën e kaluar në Brazil, dhe kështu ia bashkoi atë medaljeve të tjera të arta nga botërorët dhe evropianët, shkruan sot Koha Ditore.

"Duke shikuar Majlinda Kelmendin nga Kosova, teksa fitoi medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike 'Rio 2016', ishte pikë kthese për Sultan Al Kitbes. Ish-xhudisti i Emirateve të Bashkuara Arabe që fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Gjirit Persik dhe në të Azisë Perëndimore në vitet 2006 dhe 2007, ishte habitur se si një vend me popullatë më të vogël se Emiratet mund të jetë aq i suksesshëm në skenën e madhe botërore. Ato imazhe u përsëritën në kokën e Al Kitbes disa herë, dhe sa më tepër që mendonte për këtë aq më serioz bëhej plani i tij. Ai nisi të punonte në një plan për të krijuar një rrugë për të zhvilluar talentet e rinj të vendit", shkruan "thenational.ae" të mërkurën, në një tekst për planin e EBA-s për zhvillimin e xhudistëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Titan Sports Academy është projekti i ish-xhudistit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Al Kitbes. Kjo akademi është inauguruar në maj të këtij viti me ndihmën e Federatës së Emirateve të Mundjes, Kikboksit dhe Xhudos. Frymëzimi është gjetur në Kosovë.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.