Emir Bajrami në edicionin që lamë pas ishte trjaner i skuadrës U21 të Elfsborgut në “Allsvenskan” e të rinjve në Suedi.
Nga sezoni i ardhshëm, Bajrami do të jetë asistent i trajnerit Jimmy Thelin, që udhëheq skuadrën e parë të Elfsborgut në “Allsvenskan” e seniorëve.
Ish-mesfushori Bajrami ka bërë hap para në karrierën si trajner, dhe në rolin e asistentit tek ekipi i parë do të jetë bashkë me Christer Persson.
Karrierën si futbollist, Emir Bajrami e mbylli në vitin 2018.
Në të kaluarën ka qenë edhe reprezentues i Përfaqësueses së Suedisë.