Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emery takon Xhakën pas përplasjes me tifozët

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, dhe drejtori teknik. Edu, janë takuar me mesfushorin Granit Xhaka, pas reagimit të ashpër të kapitenit në ndeshjen e së dielës ndaj Crystal Palacet.

Kapiteni Xhaka u fishkëllye nga tifozët vendas teksa zëvendësohej në barazimin 2 me 2 në Emirates. Ai reagoi ashpër duke fyer tifozët e duke u larguar drejt tunelit duke hedhur shiritin e kapitenit e duke hequr fanellën.

Arsenali iu përgjigj rastit të hënën duke e thirrur 27-vjeçarin për një takim për të diskutuar të ardhmen, por klubi s’do të lëshojë njoftim zyrtar para së martës, raporton "Goal".

Klubi është i vendosur se s’mund të ketë sjellje të tilla nga kapiteni drejtuar fansave. Emery madje kritikoi Xhakën pas ndeshjes duke thënë se ishte gabim veprimi i tij ndaj përkrahësve.

Gjithsesi, Xhaka thuhet se ka përkrahjen e bashkëlojtarëve. Ai është fytyrë e dashur në zhveshtoren e Arsenalit që e kanë zgjedhur si udhëheqës gjatë verës.