Aston Villa dhe Olympiacosi do të përballen të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja Aston Villa – Olympiacos nis në orën 21:00.
Në orarin e njëjtë zhvillohet edhe dueli tjetër i gjysmëfinales mes Fiorentinas dhe Club Brugget.
Skuadra angleze e ajo greke takohen për herë të parë në një garë evropiane.
Aston Villa i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e edicionit aktual të Ligës së Konferencës në “Villa Park”, përfshirë edhe kualifikimet.
Trajneri i ekipit të Premier Leagues, Unai Emery, i ka arritur pesë finale evropiane, të gjitha në Ligën e Evropës.
Katër prej tyre i ka fituar.
Edhe
Unai Emery marshon drejt një tjetër trofeu në Ligën e Evropës
Ndërkohë, homologu dhe bashkëkombësi i Emeryt, Jose Luis Mendilibar, është i suksesshëm në Evropë po ashtu.
Në sezonin e kaluar e fitoi garën e Ligës së Evropës si trajner i Sevillas.
Finalja e Ligës së Konferencës në edicionin aktual është caktuar për 29 maj në Athinë.