Paris Saint-Germain është duke shqyrtuar mundësinë të zëvendësojë trajnerin Unai Emery me ish-trajnerin e Barcelonës Luis Enrique në fund të stinorit, raportoi "L'Equipe".
Humbja 3:1 e Parisit të martën në Ligën e Kampionëve nga Bayern Muencheni ka inatosur presidentin e klubit Nasser Al-Khelaifi aq fortë, saqë më ai nuk beson se Emery është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën franceze drejt dominimit në Evropë, përcjell Koha Ditore.
Si kandidat për postin e trajnerit të Parisit janë përmendur edhe Massimiliano Allegri, Antonio Conte, Diego Simeone e Jose Mourinho.
Artikuj të ngjashëm