Kryetrajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery ka njoftuar se gjatë kësaj vere do të largohet nga kampionët e ligës franceze.
Edhe pse sivjet fitoi ligën dhe kupën e ligës, qëndrimi i spanjollit u vu në dyshim pas dështimit në Ligën e Kampionëve.
“U kam thënë lojtarëve se do të largohem”, ka thënë Emery në konferencën për media.
“Falënderoj presidentin Nasser Al-Khelaifi, drejtorin sportiv Antero Henrique, tifozët dhe lojtarët për këto dy sezone”, ka thënë veç të tjerash ai.
Artikuj të ngjashëm