Trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, ka përjashtuar mundësinë që Neymari të largohet në fund të sezonit.
Anësori brazilian u transferua në Paris për shifër rekorde prej 220 milionë eurosh nga Barcelona, por menjëherë është përfolur se është i pakënaqur dhe ka pasur probleme me klubin.
Përplasjet me bashkëlojtarin Edinson Cavani dhe trajnerin Emery kanë shtyrë spekulimet se lojtari po kërkon largim sërish.
25-vjeçari është lidhur me kalim te Reali, por kjo është mohuar nga Emery.
“Kur e morëm nga Barça erdhi me një qëllim, klubi dhe presidenti e donin këtu dhe ai do të qëndrojë. Përshtatja është e vështirë për secilin lojtarë dhe mund të zgjasë më shumë apo më pak. Po bëjmë çmos t’i ndihmojmë që të përshtatet sa më mirë që të jetë e mundur. Por më e rëndësishmja është fusha dhe performancat e tij aty”, ka thënë Emery.
Neymar ka kontribuuar në 18 gola në 12 paraqitje sivjet për PSG-në.