Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se pret më tepër nga skuadra e tij, ndonëse ajo e ka vazhduar serinë pa humbje në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Arsenali të dielën triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Bournemouthit, në xhiron e 13-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll, transmeton “Koha Ditore”.
Pas një serie prej 10 fitoreve rresht, më herët këtë stinor Arsenali barazoi në katër prej pesë ndeshjeve të fundit para sfidës ndaj Bournemouthit.
Mirëpo, një autugol i Jefferson Lermas dhe një gol i Pierre-Emerick Aubameyangut i siguruan Arsenalit fitoren e katërt në udhëtim në Premier League këtë stinor dhe e afroi skuadrën në vetëm një pikë te vendi i katërt. Në të vërtetë, Arsenali gjithë stinorin e kaluar shënoi vetëm katër fitore në udhëtim në Premier League.
Granit Xhaka ishte kapiten i Arsenalit, ndërsa pati reagime nga tifozët në rrjetet sociale për vendimin e Emeryt që t'i japë kosovarit shiritin e kapitenit. Ai luajti tërë ndeshjen, ndërsa tërë ndeshjen për Arsenalin luajti edhe Shkodran Mustafi.
(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)