Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emery gjobitet me tetë mijë funte

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është gjobitur me tetë mijë funte pasi kishte gjuajtur një shishe e cila goditi një tifoz të Brightonit gjatë ndeshjes mes dy skuadrave në Premier Ligë javën e shkuar.

Federata Angleze e akuzoi Emeryn me sjellje të pahijshme pas incidentit afër fundit të ndeshjes që u mbyll 1 me 1.

Spanjolli kërkoi falje për incidentin, që s’ishte përfshirë në raportin e zyrtarëve.

“Kërkoj falje. Nuk ishte e rëndë, por preku një tifoz”, kishte thënë Emery pas takimit duke shtuar se e kishte goditur shishen për shkak të nervozizmit.

Një zyrtar i Federatës ka konfirmuar se Emery ka pranuar gjobën.

{gallery}