Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Real Betisit, mbrojtësi Emerson Royal, e ka përjetuar një incident të frikshëm në vendin e tij në Sao Paulo të Brazilit.
Ai ishte cak i një tentative të grabitjes me armë, por arriti të largohet pa lëndime pas 29 gjuajtjeve me armë zjarri, ku u përfshi edhe policia.
“Ajo që ka ndodhur ishte si një film horror, nuk do t’ia dëshiroja askujt”, ka thënë babai i Emersonit për “Globo Esporte”, ka shkruar “Marca” të premten.
23-vjeçari është në pushime pas përfundimit të suksesshëm të sezonit në Premier League me Tottenhamin. E siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Emersoni iu bashkua Tottenhamit verën e kaluar nga Barcelona. Në edicionin që lamë pas ka regjistruar një gol dhe një asistim.