Nëntëvjeçarja Vilëza Zeqiri po performonte mbi traun e gjimnastikës, derisa fëmijët tjerë ishin ulur dhe me vëmendje po vështronin çdo lëvizje të saj.
"Mbushu frymë", "vazhdo", "buzëqesh" ishin disa prej këshillave të trajneres Abeliana Bregu, që po qëndronte në këmbë pranë fëmijëve tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, trajneri Shkumbin Maçastena po qëndronte në afërsi të traut për t'u kujdesur për Vilëzën, që mundohej të jepte më të mirën nga vetja gjatë performancës. Për vogëlushen nga Prishtina, këta janë vetëm hapat e parë në sportin e gjimnastikës.
Ajo synon që në të ardhmen të ndërtojë karrierë në këtë sport, i cili vitet e fundit ka filluar të ngrihet nga zeroja në Kosovë. Zeqiri është pjesë e c nga Prishtina, i cili është themeluar në shtator të vitit të shkuar.
Ky klub është njëri prej 11-ve të gjimnastikës që janë pjesë e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, e pranuar ndërkombëtarisht në vitin 2012...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.