Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Interesimi dhe dobitë e sportit të gjimnastikës

Përvetësimi i aftësive të ndryshme fizike, dobia në shëndetin mendor e nxitja e shpirtit luftarak janë ato që e karakterizojnë sportin e gjimnastikës.

Së fundmi interesimi për këtë sport është shtuar dukshëm në Kosovë e veçanërisht nga vajzat e moshave 4 deri në 8 vjeç.

60 gjimnastë të moshave të ndryshme kanë zgjedhur klubin e gjimnastikës ‘’Fushë Kosova’’ për të kanalizuar talentin e tyre për këtë sport.

Sipas trajneres Shera Aliqkaj – Qerimi, kjo vjen si rezultat i punës që bëhet me të rinjtë e qytetit dhe dobive që e karakterizojnë gjimnastikën.

Ndonëse si sport është mjaft kërkues, Qerimi thotë se përkushtimi i gjimnastëve për të dalë sa më mirë e bën punën më të lehtë për ta.

Edhe Klubi me kushte të vështira por me shumë talent SOT Klubi me kushte të vështira por me shumë talent

Kjo punë, sipas saj, është shpërblyer me pjesëmarrje në gara ballkanike e ku edhe renditja ka qenë e kënaqshme duke marrë parasysh kushtet për stërvitjeve.

Njëra prej gjimnasteve që po tregon vazhdimisht suksese e ngritje në karrierë është 13- vjeçarja Elena Mangjolli, e zgjedhur si “Shpresa e vitit’’ në Komunën e Fushë- Kosovës e përfaqësuese në gara jashtë vendit.

Karrierën ajo e ka nisur që e vogël, derisa thotë se njohuritë e pakta për këtë sport dhe rreziku që e karakterizon e kanë shtyrë që të merret me gjimnastikë.

Për të arritur majat trajnerja Aliqkaj-Qerimi thotë se gjimnastika duhet nisur që herët ashtu që trupi të mësohet me ritmin e shpejtë të sportit.

Edhe Ornela Karaliti me ëndrra të mëdha për sportin e gjimnastikës SOT Ornela Karaliti me ëndrra të mëdha për sportin e gjimnastikës

Derisa shpjegon edhe disiplinat dhe kategoritë që klubi i kushton më shumë vëmendje.

Për çdo vit klubi i gjimnastikës ‘’Fushë Kosova’’ përgatit dy deri në tre gjimnastë kualitativë për gara, ku synim kryesor mbetet fitimi i medaljeve olimpike.