Numri një i botës në tenis, Andy Murray është eliminuar nga turneu i Montecarlos.
Tenisti britanik i cili ishte një nga favoritët kryesorë për të triumfuar mbi dheun e kuq të principatës u mposht në raundin e 3-të, nga spanjolli Albert Ramos. Murray u mposht në 3 sete nga 29-vjeçari katalanas i cili zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë duke imponuar ritmin ndaj numrit 1 të Botës, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMurray e nisi mirë sfidën, duke fituar çdo game me shërbimet e kundërshtarit në setin e parë dhe gjithë setin 6-2. Por në mënyrë të pabesueshme në disavantazh 1-0, Albert Ramos bëri kthesën e madhe, duke fituar setin e dytë 6-2 të tretin 7-5 dhe gjithë ndeshjen 2-1 në 2 orë e 35 minuta lojë.
Vijon në këtë mënyrë forma e dobët e Andy Murray-it, i cili pas një 2016-te fantastike e ka nisur shumë keq vitin 2017. Në raundin e 4-t të Mastersit të Montecarlos u kualifikua ndërkohë Marin Cilic me kroatin që mposhti në 2 sete, çekun Thomas Berdych.
Surprizën tjetër të ditës e dhuroi Pablo Cuevas, që nxori jashtë turneut zviceranin, Stan Wawrinkan.