Pas Rafael Nadalit është edhe një yll tjetër i tenisit që eliminohet nga Wimbledoni.
Numri një i botës Andy Murray u eliminua në çerekfinale nga amerikani Sam Querrey, raporton BBC.
29 vjeçari fitoi me rezultat 3-6 6-4 6-7 (4-7) 6-1 6-1 për t’u bërë amerikani i parë që nga 2009 që arrin gjysmëfinalen e Wimbledonit, pas Andy Roddickut.