Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Murray s’merr pjesë në Wimbledon

Tenisti nga Mbretëria e Bashkuar, Andy Murray, nuk do të marrë pjesë në Wimbledon.

Andy Murray do të ndeshej në raundin e parë me zviceranin Stan Wawrinka, por vendosi që të tërhiqej pasi nuk ndihej mirë fizikisht.

“Kam marrë vendimin që të mos jem pjesë e Wimbledon. Kam bërë shumë progres javët e fundit, por ndjej që nuk jam gati për të luajtur ndeshje që zgjasin pesë sete. Do të nis stërvitjen për të qenë i gatshëm në US Open”, shkroi tenisti i famshëm në Facebook.

Murray ka pasur shumë probleme me lëndimet dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të renditet tashmë në pozicionin e 157 në renditjen ATP, transmeton KP.

Britaniku do të zëvendësohet në Wimbledon nga Jason Jung. Jo-Wilfried Tsonga dhe Tomas Berdych janë dy tenistë të tjerë që nuk do të marrin pjesë në Wimbledon.

Artikuj të ngjashëm