Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eliminim i hershëm i Gërvallës nga Evropiani

Albulena Gërvalla është eliminuar në raundin e parë, në ditën e dytë të kampionatit Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Gërvalla e kategorisë deri 55 kilogramë pësoi disfatë nga karateistja e Anglisë, Carla Burkitt me rezultat 8:0. Gërvalla vlerësohet ndër më të mirat në Kosovë.

Ndërkohë Ylli Cenaj kaloi raundin e parë në kategorinë deri 67 kilogramë, pasi e mposhti karateistin nga Luksemburgu, Phiplippe Biberich, por u ndal nga boshnjaku, Eldin Hajdarpasiq.

Edhe Labinot Selmani i kategorisë deri 60 kilogramë u eliminua nga francezi, Enzo Berthon në raundin e dytë. Raundin e parë e ka kaluar pa luftë.

Nga ora 17:00, karateistët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të përballen ndërmjet vete në Kampionatin Evropian, në konkurrencë ekipore, që po mbahet në Poreç të Kroacisë. E këtë përballje nuk e kanë pritur mirë tek ekipi i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm