Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eksperimenti me pesë mesfushorë i shpaguhet Zidanet

Pa disa prej sulmuesve më të mirë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u ka besuar mesfushorëve të tij për të kryer punën, shkruan AP.

Zidane ka përdorur pesë lojtarë në mesfushë për të kompensuar mungesën e sulmuesve Karim Benzema, Gareth Bale e Eden Hazard në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Valencias, që të mërkurën mbrëma u zhvillua në Arabi Saudite dhe u shpagua për mrekulli.

Real Madridi pati një nga ndeshjet më të mira të stinorit, ndërsa shënoi fitore 3:1 dhe arriti në finale, transmeton Koha Ditore.

Zidane përdori Luka Joviqin si sulmues të vetëm. E në vend se të shtojë në sulm emra si Lucas Vazquez, Rodrygo apo Vinicius Junior, ai u përcaktua të angazhojë pesë mesfushorë: Iscon, Luka Modriqin, Toni Kroosin, Federico Valverden dhe Casemiron.

Kroos, Isco dhe Modriq shënuan nga një gol për t’i siguruar Real Madridit fitore komode. Kroos realizoi direkt nga goditja prej këndit.

“Ne gjithmonë pëlqejmë të provojmë gjëra të reja. Kemi mundur të përdorim dy sulmues, por vendosëm t’i aktivizonim Iscon dhe Modriqin në mes dhe të ofrojmë më tepër hapësirë për mbrojtësit anësorë. Ishte një përbërje me mentalitet ofensiv. Me rëndësi është që t’i bëjmë kundërshtarit presion në gjysmën e tij të fushës. Ne kemi dashur të bëjmë gjërat e vështira për kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes”, ka thënë Zidane.

Mesfusha e ngjeshur ka mbajtur Real Madridin në kontroll gjatë gjithë ndeshjes, duke dominuar Valencian me kërcënime konstante në sulm, duke mos lejuar hapësira edhe në mbrojtje....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm